Paul Pogba duhet të jetë më fat. Bashkëshortja e mesfushorit të Manchester United, Maria Zulay Salaues, ka postuar këtë të enjte një foto të makinës së shtrenjtë të francezit, një Rolls Royce që kushton 300 000 stërlina, që ka shpëtuar, siç thuhet në gjuhën popullore “për qime” nga shkatërrimi.
Dega e e një peme, e thyer për shkak të erërave të forta gjatë mbrëmjes së të mërkurës duke u gdhirë e enjtja ka përfunduar në sheshin e parkimit, vetëm pak centimetra larg makinës luksoze të Pogbasë.
Modelja boliviane, 27 vjeçe, e shoqëroi foton me një mbishkrimin: “Kjo ndodhi mbrëmë”.