Pochettino mund të drejtojë një klub solid në Spanjë, zbulohet skuadra e njohur

Mauricio Pochettino u largua nga PSG në fund të sezonit të kaluar. Që atëherë, trajneri i njohur argjentinas ka mbetur pa punë.

Së shpejti Pochettino mund të marrë një klub. Sipas Estadio Deportivo, Sevilla tashmë ka kontaktuar me trajnerin 50-vjeçar. Andaluzianët po shqyrtojnë mundësinë e shkarkimit të Julen Lopeteguit për shkak të një fillimi katastrofik të sezonit.

Në katër xhirot e fundit të kampionatit të Spanjës, Sevilla barazoi një herë dhe humbi tre herë. Skuadra është në fund të renditjes në La Liga.

Në 2009-2012, Mauricio Pochettino tashmë ka punuar në Spanjë me Espanyol. /albeu.com/


Shtuar 4.09.2022 16:32