Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino do të shkarkohet së shpejti.
Një javë më parë, trajneri argjentinas tha se definitivisht nuk do të largohej nga klubi parizian këtë verë, por shtypi francez ka një mendim tjetër.
Sipas Le Parisien, Pochettino do të shkarkohet në ditët në vijim menjëherë pas kthimit në biznes të presidentit të klubit Nasser Al-Khelaifi, i cili aktualisht ndodhet në Katar për arsye personale.
Pochettino është në krye të PSG-së që nga janari i vitit 2021. Në sezonin e fundit, skuadra nën drejtimin e tij fitoi Ligue 1 Franceze, por u largua nga Champions League në fazën 1/8 finale. /albeu.com/