Po shkëlqen te Salzburg, Man.United ka gati ofertën për 22-vjeçarin

Manchester United është duke përgatitur ofertë për sulmuesin e RB Salzburgut, Patson Daka.

United që i është afruar shumë titullit këtë edicion, synon përforcime tjera në verë në mënyrë që të garojë në edicionin tjetër.

Sipas Todo Fichajes, United ka kontaktuar Salzburgun për shërbimet e Dakas, i cili thuhet se vlen 35 milionë euro.

Ky çmim do ishte shumë më i lirë nëse krahasojmë dy ‘shënjestrat’ e tjera si Erling Haaland ose Harry Kane që kushtojnë më shumë se 100 milionë euro.

Në moshën 22-vjeçare, Daka cilësohet si një ndër sulmuesit që do shkëlqejnë në vitet në vijim, ngase ka shënuar 48 gola në 50 ndeshje.


Shtuar 15.04.2021 14:52