Alexander Isak po bën mjaft mirë në Kampionatin Europian me Suedinë e gjithashtu në sezonin që u mbyll shënoi gola të rëndësishëm për Sociedadin. Klubet e mëdha të Europës kanë shfaqur interes me Arsenalin në krye.
“Topçinjtë” po kërkojnë një zëvendësues të Lacazette, por nuk do të jetë një operacion i thjeshtë për londinezët, pasi Real Sociedadi u lirua nga klauzola e riblerjes që kishte Dortmundi për sulmuesin suedez dhe tani për lojtarin kërkon 70 milionë euro.