Federico Chiesa komentoi vitin e parë si lojtar bardh e zi. Sulmuesi deklaroi se ndihet me fat që stërvitet me Ronaldon, ndërsa theksoi se çdo ditë dëshiron të përmirësohet, shkruan Albeu.com.
“Siç e kam thënë gjithmonë, unë jam dikush që gjithmonë dëshiroj të përmirësohem. Çdo ditë dal në fushë me dëshirën për të dhënë më shumë, duke kërkuar stimuj të rinj për të dhënë më shumë për klubin dhe ekipin kombëtar. Ka shumë aspekte për atë që duhet të përmirësoj: gjuajtja në portë, tha Chiesa.
“Jam me fat të stërvitem me Ronaldon. Ai është gjithmonë në superformë dhe unë përpiqem të mësoj prej tij. Pastaj futbolli është gjithmonë në zhvillim, duke qenë i fortë taktikisht ju jep një avantazh ndaj kundërshtarët tuaj”, përfundoi Chiesa në një intervistë në faqen e Instagramit “Calcioshop”. /albeu.com/