Po prisnin vendimin e UEFA-s, tifozët e Danimarkës dhe Finlandës thërrasin në kor emrin e Eriksen (VIDEO)

Tifozët e Kombëtares së Finlandës dhe asaj të Danimarkës janë në pritje të vendimit të UEFA-së.

Në minutën e 43’të, futbollisti Christian Eriksen ra në tokë pa ndjenja, meqë rast u dashtë ndërhyrja e shpejtë e stafit mjekësor.

UEFA ka suspenduar ndeshjen përkohësisht dhe pritet që shumë shpejtë të vjen me një vendim zyrtar.

Tifozët në Kopenhag janë duke e pritur këtë vendim duke thirrur emrin e Christian Eriksen. Madje një gjë të tillë po e bëjnë edhe mbështetësitë e Finlandës.


Shtuar 12.06.2021 20:04