Po “ngroh” stolin në Ligue 1, Donnarumma pritet të jetë titullar ndaj Man City-t

PSG do të ndeshet me Manchester City-n ditën e nesërme në “Parc des Prices” në kuadër të Champions League.

Manchester City e nisi me fitoren kampanjën e Ligës së Kampionëve, duke triumfuar me rezultat 6-3 ndaj RB Leipzig, gjersa skuadra e PSG-së nuk arriti më shumë se një barazim ndaj skuadrës së Club Brugge.

Tek ekipi i parisienëve në dyshim është Leo Messi nëse do të luajë apo jo, sidoqoftë argjentinasi ka stërvitur normalisht me skuadrën gjatë ditës së sotme dhe ka dhënë indikacione se mund të jetë gati për këtë ndeshje.

Sidoqoftë, PSG përballen me një sfidë tjetër, pasi që ata janë në telashe se me kë të startojnë në portë, me Kaylor Navas apo të transferuarin këtë merkato verore, Gigio Donnarumma.

Di Marzio raporton se megjithatë Gigio Donnarumma pritet të startojë në portë ndaj Manchester Cityt, duke qenë kështu favorit para Kaylor Navas.

Donnarumma thuhet të jetë “i lumtur” në Paris pavarësisht zërave. Ai priste të kishte konkurrencë me Navas dhe ai është duke respektuar Keylor – por ai e di se PSG po i shërben atij për të ardhmen, thekson Fabrizio Romano.

Italiani ka zhvilluar vetëm dy paraqitje deri tani me PSG-në, me të dy ndeshjet të ardhura në kuadër të Ligue 1, gjersa tani 22-vjeçari mund ta bëjë debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me ekipin francez.


Shtuar 27.09.2021 15:49