“Vija skedina”, Lei Kraja flet për herë të parë për “vesin” e saj (FOTO LAJM)

Lei Kraja është një nga gazetaret më simpatike të sportit dhe së fundmi ka treguar edhe për një tjetër pasion të saj që lidhet me aktrimin.

Në dy puntatat e para të këtij sezoni në “Portokalli”, ajo ka interpretuar në rolin e prezantueses së “Përthithen +40”. Duke qenë se Lei ka jetuar për shumë vite në Amerikë, ajo që bie menjëherë në sy në këtë rol është edhe e folura e saj me theks amerikan.

Ajo ishte e ftuar sot në “Wake Up”, ku tregoi edhe emisionin e saj të preferuar.

“Emisioni im më i preferuar që kam bërë në sport, pavarësisht që nuk e kam drejtuar unë, ka qenë ‘Bar Skedina’. Sa jam kënaqur te ‘Bar Skedina’, duke vënë skedina. Ashtu mësohet futbolli (qesh). Ishte emision shumë i bukur, në lokal, muhabet”, u shpreh Lei.

Duket se bukuroshja nuk e kupton dëmin e  madh që skedinat kanë shkaktuar nëpër familjet shqiptare, pasi e ka marrë gjithçka me të qeshur.

E pyetur nëse ka pasur persona që kanë besuar te skedinat e saj, bukuroshja tha duke qeshur: “Po ka pasur dhe kanë humbur. Mos besoni te skedinat e mia. Nuk jam ajo parashikuesja mirë le të themi”.

Shtuar 25.03.2021 10:03