Kapet me armë 18 vjeçarja në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar dhe një 18-vjeçare pasi u është gjetur armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit me inicialet K.B., në rrugën “Fadil Deliu” u gjet dhe u sekuestrua një sasi kanabisi. Ndërkohë u gjet edhe një armë e ftohtë, që i përkiste 18-vjeçares me inicialet A.Q., e i cila gjithashtu u arrestua nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. B., 29 vjeç dhe A. Q., 18 vjeçe, pasi në rrugën “Fadil Deliu”, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. B., shërbimet e Komisariatit Nr.4 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë të ftohtë, e cila kjo e fundit i përkiste shtetases A. Q”, njofton policia.


Shtuar 25.03.2021 10:47