Tekniku i Anglisë, Gareth Southgate është gati të vërë reputacionin e tij për mbrojtësin Harry Maguire.
Trajneri dhe kapeteni Harry Kane i dhanë mbështetje të madhe mbrojtësit të United, i cili nuk ka startuar me ekipin e tij që prej humbjes turpëruese ndaj Brentford më 13 gusht.
Maguire do të jetë titullar në ndeshjen përballë Italisë në Ligën e Kombeve, ku “tre luanët” kanë nevojë për një fitore për të shmangur rënien në Ligën B.
“Ai është qëndërmbrojtësi ynë më dominues në ajër. Maguire dhe Stones janë të jashtëzakonshëm me topin”, tha ndër të tjera Southgate./albeu.com