Luis Alberto mund të rikthehet sërish në Premier League. Ish-lojtari i Liverpoolit, i cili aktualisht është pjesë e Lazios, pëlqehet shumë nga trajneri i Leicester, Brendan Rodgers, i cili u ka kërkuar drejtuesve pikërisht 28-vjeçarin si përforcim për merkaton e ardhshme.
Aftësia e spanjollit për të lidhur repartin e mesit të fushës me sulmin ka bërë që Rodgers të këmbëngulë për ta transferuar futbollistin që gjatë muajit Janar në “King Power Satdium”.
Largimet e mundshme të Maddison dhe Tielemans trembin jo pak drejtuesit e “dhelprave”, të cilët nuk duan surpriza të pa këndshme dhe për t’i paraprirë çdo lëvizjeje merkatoje mendojnë të sigurojnë një përforcim si Luis Alberto.
Aktualisht spanjolli është përshtatur mjaft mirë edhe me idetë e Maurizio Sarrit, ndaj është konfirmuar në formacionin titullar të lazios, megjithatë italianët do të ishin gati të shisnin kartonin e tij për një shifër prej 40 milionë eurosh.