Luciano Spalletti mund të largohet nga Napoli nëse Kalidou Koulibaly shitet.
Siç raportohet nga Diario Sport duke iu referuar Corriere dello Sport, trajneri i napolitanëve ka informuar drejtuesit e klubit se do të jepte dorëheqjen nëse mbrojtësi shitet.
Më herët është raportuar për interesimin e Barcelonës, PSG-së dhe Chelsea për senegalezin.
Kontrata e Koulibaly me Napolin është deri në vitin 2023. /albeu.com/