Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka dhënë një intervistë për “Gulf News”.
“Unë mendoj se ky ekip ka një potencial të madh. Asnjëherë nuk kemi përjashtuar asgjë, por ky është qëllimi im aktual, të mbledhim më shumë pikë se sezoni i kaluar, të luajmë ndeshje të mira dhe të shohim më pas ku do të arrijmë. Të punojmë deri në fund kështu dhe të përpiqemi të shkruajmë historinë.”
Si erdhën kaq rezultate pozitive në një kohë kaq të shkurtër?
“Ishte një punë që përfshinte të gjithë klubin tonë, ne punojmë si një grup i vetëm dhe kemi besim te secili.”
A ndjeni shumë presion tani?
“Presioni është një pjesë e punës sime, por është gjithashtu motivuese sepse më kujton se gjithmonë mund të bëj më mirë.”
Si e vlerësoni përvojën e këtij sezoni në Champions League?
Kemi mësuar shumë, por mbi të gjitha jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë më shumë sepse ekipet në Champions janë shumë lartë. Duhet të punojmë më shumë dhe të kemi pak fat. Interi për shembull kishte punuar shumë por nuk kishte fat. Të jemi realist, luajtën dy ndeshje perfekte ndaj Liverpoolit.”/ h.ll/albeu.com