Piers Morgan, i zgjedhur nga Cristiano Ronaldo për një intervistë që rezultoi me ndërprerjen e kontratës me Manchester United, së fundmi është lidhur më së shumti me portugezin.
Pas një ndeshje të fundit me Uruguain, u bë e ditur se Ronaldo ishte një nga të parët që kontaktoi Morganin në fund të takimit për të raportuar një gol të padrejtë të marrë prej tij.
Sot, Marca njoftoi se sulmuesi është afër nënshkrimit të një kontrate 2.5-vjeçare me Al-Nasr të Arabisë Saudite, me portugezin që do fitojë 200 milionë euro për çdo sezon të kaluar.
Dhe vetëm një ditë më parë, Morgan postoi një foto me presidentin e PSG-së Nasser Al-Khelaifi, duke lënë të kuptohet për një kalim te PSG. Ai foli, gjykuar nga firma, vetëm për veten dhe jo për Ronaldon. /G.D albeu.com/