Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ka lënë tre persona të plagosur me thikë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:55, brenda një subjekti tregtar pranë shëtitores së qytetit, në lagjen nr. 1.
Të plagosurit janë vëllezërit Elidon Shukulli, 24-vjeç, dhe Mario Shukulli, 20-vjeç, si dhe Andi Saliaj, 19-vjeç.
Të lidhura
None found
Burime spitalore bëjnë me dije se 24-vjeçari Elidon Shukulli, është nisur drejt Tiranës për të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:55, në një subjekt tregtar në lagjen nr. 1 të Sarandës, pranë hyrjes për në shëtitoren e qytetit.
Pas hetimeve të kryera, policia ka bërë të mundur identifikimin e personave të përfshirë në konflikt. Në pranga është vënë Kamelo Aliaj, 22-vjeç, si dhe një prej të plagosurve, Andi Saliaj, 19-vjeç. Ndërkohë, Eduard Bajrami, 19-vjeç, është shpallur në kërkim.
Sipas policisë, ndaj tyre rëndojnë akuzat për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së konfliktit dhe përcaktimin e përgjegjësive të secilit prej personave të përfshirë.
Tre të lënduarit u transportuan në urgjencën e Spitalit të Sarandës, ku po trajtohen nga stafi mjekësor. Identitetet e tyre nuk janë publikuar deri tani.
Policia po kryen hetime për të përcaktuar rrethanat e plota dhe për të identifikuar personat e përfshirë në konflikt. Nga të dhënat paraprake dyshohet se përplasja ka nisur për motive të dobëta.
