Përtej limiteve të merkatos, Elbasani zyrtarizon mbrojtësin brazilian

Gustavo Salomoa Miguel është zyrtarisht lojtar i Elbasani. Klubi e ka prezantuar përmes rrjeteve sociale mbrojtësin brazilian, që do jetë forcë e shtuar për pjesën e mbetur të sezonit.

Prezantimi ky përtej limiteve të merkatos, për 26-vjeçarin që ka luajtur me disa ekipe braziliane. Aventura e parë jashtë vendit është pikërisht në Shqipëri, ku kërkon të spikasë te elbasanasit.

Kujtojmë se Elbasani mban vendin e dytë në Kategorinë e Parë. Synimi është ngjitja në Superiore, që do ishte historike për klubin e krijuar para 3 viteve. /newsport.al/

View this post on Instagram

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)


Shtuar 2.02.2024 20:02