Neymar ka mohuar raportimet se ka pasur probleme me portierin Gianluigi Donnarumma pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Neymar dhe Donnarumma kanë pasur probleme në dhomën e zhveshjes, duke fajësuar njëri-tjetrin për golat e pësuara.
Por, kjo mesa duket nuk është e vërtetë me brazilianin që ka publikuar bisedat e fundit të bëra me italianin në rrjetin social “Whatsapp”.
“Është absolutisht false – ne nuk kishim luftë pas ndeshjes”, shtoi ai.
Ndërkohë, edhe nga ana e Donnarummas kanë mohuar problemet me Neymar.