Xhenoa arriti të mposhte Juventusin me rezultatin 2-1, falë një përmbysje dramatike, duke marrë 3 pikë të arta në luftën për mbijetesë.
Një shpërfytyrim i pakuptimtë i bardhezinjve në minutat e fundit, që solli përmbysjen e vendasve. Dibala ishte ai që në minutën e 48-të, me një perlë nga jashtë zonës, zhbllokoi sfidën, ndërkohë që Gudmundson në të 87-tën dhe Krishito në minutën e 6-të shtesë, nga pika e bardhë e penalltisë, i solli fitoren vendasve.
Vlen të theksohet fakti se para shkaktimit të penalltisë nga De Shiljo, Juventusi shpërdoroi një rast të pabesueshëm me portën bosh, teksa Ken goditi jashtë kuadratit.