Perla e Maldinit nuk mjafton, Giroud i jep fitoren Milanit me anë të një mega goli (VIDEO)

Milan ka arritur të fitojë në fundin e lojës përballë Spezias me rezultatin 2-1.

Milan ishte i pari që shënoi, ku në minutën e 21-të Bennacer asistoi për Theo Hernandez dhe mbrojtësi anësor dërgoi topin në rrjetë, duke i dërguar me këtë rezultat dy ekipet në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nisi në favor të miqve, pasi ish-lojtari i Milanit, Daniele Maldini realizoi një gol të mrekullueshëm në mintën e 59-të.

Mrekullia erdhi nga zëvendësimet e kuqezinjve, pasi Tonali dhe Giroud ishin protagonistët e kësaj fitoreje në frymën e fundit. Tonali rikuperoi një top në gjysmë zonën e Spezias dhe dërgoi një top fantastik drejt zonës, ku Olivier Giroud fluturimthi, duke bërë një goditje në stil gërshëre, arriti të shëntonte golin e fitores. Ai gjithashtu u ndëshkua me kartonin e verdhë pasi hoqi fanellën, duke e bërë kështu të dytin gjatë kësaj ndeshjeje dhe u largua me kartonin e kuq.

Milan kështu rënditet në vendin e dytë me këto tre pikë të fituara./ h.ll/albeu.com

Shikoni golat


Shtuar 5.11.2022 22:45