Sot pritet të nisë një betejë ligjore mes UEFA-s dhe klubeve që nuk kanë hequr dorë nga krijimi i Superligë.
Pjesë e 3 klubeve rezistente është edhe Juventusi i cili tashmë rrezikon të përjashtohet nga Serie A.
Presidenti i ligës Italiane, Gabiele Gravina ka bërë një deklaratë shumë të rreptë.
I ftuar në “Radio Anchi’io Lo Sport”, Gravina komentoi mbi mundësinë e largimit nga Serie A.
Gravina u pyet se kush ka të drejtë në betejën e UEFA-së me tre klubet e mbetura në Superligë.
“Mendoj që është një gabim strategjik, i metodës së punës, që fatkeqësisht është në kontraditë me botën e sportit dhe të futbollit dhe mungesa e dialogut”, tha ai.
“Unë mendoj që palët duhet të debatojnë e të konfrontohen më shumë, duke kontribuar në një proces. Nuk ka lidhje me vetëm Superligën, por edhe me orarin e ngjeshur, Boterori 2022 që do të prish sezonin”, shtoi ai.
Ai deklaroi se nuk ishte në dijeni të Superligës.
“Unë personalisht jo. Ka pasur biseda dhe thashetheme që qarkullonin, por kurrë me atë “dhunim” që ndodhi në 48 orë”, tha italiani.
“Unë uroj që kjo “betejë” të mbarojë ndërmjet klubeve dhe UEFA-së, shpresoj që “dora e hekurt” e UEFA-së të mbarojë. Kjo gjë nuk i bën mirë as Juventusit as futbollit italian”, tha presidenti.
Ai u pyet nëse do të ketë sanksione për Juventusin.
“Jo, kemi thënë tashmë që Federata i respekton rregullat, rregullat parandalojnë dhe nuk na lejojnë që kampionati jonë të lejojë ose të pranojë principe tjera që janë jashtë UEFA-së”, përfundoi Gabiele Grevina. /albeu.com/