Zyrtarizimi i Ivan Perisic me PSV-në ka mbërritur.
Njoftimin e ka bërë vetë klubi i Eindhoven-it, i cili ka bërë të ditur se marrëveshja me ish-lojtarin e Interit, Bayern dhe Tottenham do të zgjasë deri në fund të sezonit aktual. Pra, deri në qershor 2025.
Të lidhura
None found
Më pas Ivan bëri disa deklarata për kanalet zyrtare të klubit:
“Që kur u bëra lojtar i lirë, kam pritur për një opsion si ky. Një klub dhe një mjedis ku ndihem mirë dhe me të cilin mund të fitoj trofe. I kërkova Dumfries këshilla, që më bindi më tej se PSV ishte hapi i duhur, mezi pres të filloj, të jap gjithçka dhe të fitoj trofe”.
