Nëse ka një futbollist që po tregon versionin e tij më të mirë te Interi, ai nuk është askush tjetër veçse Ivan Perisic. 32-vjeçari ndërkombëtar me Kroacinë është në vitin e fundit të kontratës dhe megjithëse nga skuadra e Neroazzurras shpresojnë të mbyllin rinovimin e tij, futbollisti do të presë të dëgjojë ofertat nga Roma dhe Bayern përpara se të japë ok për vazhdimin e kontratës.
Kujtojmë se propozimi i Interit është për dy sezone plus një opsional, me një ulje të ndjeshme rroge, duke e lënë pagën e tij në 3 milionë euro neto për sezon. Futbollisti është çelësi i Inzaghit dhe një nga të preferuarit e tifozëve të Giusseppe Meazza, të cilët i duartrokitën dje në Champions League kur ai u zëvendësua duke treguar gjithë dashurinë e tyre për një recital futbolli në fushë.
Këtë sezon, krahu i majtë shton 3 gola dhe 2 asistime mes Champions League dhe Serie A, duke qenë një nga lojtarët me më shumë minuta në skuadrën e madhe Neroazzurro. Roma mund ta ngrejë ofertën në 4 milion euro në vit pasi Perisic është në shijen e Mourinhos dhe nuk mund të përjashtohet dalja e saj në merkaton e dimrit. /albeu.com