Barcelona e interesuar për të, Brozovic shtyn rinovimin me Interin

Interi mbetet i sigurt se Marcelo Brozovic do të zgjasë kontratën e tij që skadon së shpejti, por kroati raportohet se po kërkon kohë pasi ka marrë një ofertë nga Barcelona.

Kontrata e 29-vjeçarit në skadon në verë dhe Interi është në bisedime me agjentin e lojtarit prej disa muajsh.

Raportet në Itali sugjeruan se Brozovic dhe Inter kishin shtrënguar duart për një marrëveshje të re për 6 milionë euro në vit deri në vitin 2026, por sipas “Calciomercato.com”, Barcelona ka bërë lëvizjen e saj për të nënshkruar me kroatin si lojtare i lirë në fund të sezonit.

Interi ka besim se mesfushori i tyre përfundimisht do të vendosë për një marrëveshje të re, por Brozovic ka kërkuar pak kohë përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Lojtari ka marrë një ofertë nga Barcelona dhe është tunduar t’i bashkohet katalanasve në verë.

Brozovic ka luajtur një rol kyç për Interin këtë sezon, pasi ka luajtur në 29 ndeshje nga 30. Ai humbi vetëm një ndeshje të raundit të 1/16 të Coppa Italia me Empolin për shkak të pezullimit.


Shtuar 3.02.2022 14:22