Trajneri i kombëtares së Kosovës, Alain Giresse është paraqitur në konferencë për shtyp.
Trajneri Giresse dhe mbrojtësi Mirlind Kryeziu kanë folur para mediave dhe janë shprehur optimistë për ndeshjen e ardhshme.
Përgjigjet e Giresse për gazetarët:
“Gjendjen momentale e kemi, për shembull me Muric ka lënduar kaviljen dhe nuk e dimë se cila do të jetë gjendja e tij. Amir Rrahmani ka progres, ka përmirësim, mirëpo do ta vlerësojmë këto ditë nëse do të ketë mundësi të luajë. Për lojtarët tjerë, nuk ka diçka specifike, përveç lodhjes pas ndeshjes.”
“Po përgatitet një lojë, dhe nuk mendohet aspekti negativ. Mendoj vetëm gjërat pozitive, po përgatitemi për rezultatet më të mira dhe gjërat tjera i lëmë anash.”
“Duke pasur parasysh gjendjen dhe situatën e ekipit, prioritet është të fitojmë. Mirëpo varësisht, ndoshta mund edhe të provojmë lojtarë të rinj.”
“Nuk kam thënë që do të zëvendësohen. Kam thënë që kemi listë me 23 lojtarë, megjithëse janë të lënduar.”
“Nëse e keni shikuar ndeshjen Napoli-Milan dhe keni parë lëndimin e Amirit, në shkëmbimet me stafin mjekësor është vërejt dhe vlerësu lëndimi i tij. Gjendja ka qenë aq e keqe, por në asnjë mënyrë s’na tregon Napoli çfarë të bëjmë. Ne merremi me këtë punë.”
“Lidhur me Milot Rashicën, ka qenë i gatshëm, ka qenë korrekt. Shpresoj që ai me klubin e ri të ketë më shumë minutazhë. Sa i përket përvojës sime, deri më tani jam i kënaqur sepse punoj në kushte të mira. Qëllimi është që të bëjmë progres dhe të sjellim lojtarë të rinj për të ngritur ekipin në një nivel tjetër.”
“Sikur në Irlandë, ne kemi dy pasiguri. Njëra është Amir Rrahmani. Kemi dilemat, s’kemi siguri për formacionin. Edhe këtë ndeshje është njëjtë. S’japim formacionin para ndeshjes. Nëse trajneri i Qipros ma sjell formacionin e tij, edhe unë do të zbuloj timin.”
“Pse nuk luajnë lojtarë të Ballkanit, ka edhe të tjerë që nuk luajnë. Nuk janë vetëm ata. Vetëm 11 mund të luajnë. Dhe për të qenë preciz janë vetëm 2 lojtarë të Ballkanit dhe jo 3. Po e përmirësoj sepse pastaj mund të thoni se trajneri s’e di sa lojtarë janë të Ballkanit.”
“Mund të marrësh përgjigjen nga pyetja e mëhershme. Përgatitemi për fitore dhe jo për humbje. A mendoni se ndonjë trajner përgatit dorëheqjen e tij? Fillimisht, asnjë trajner s’mendon për humbjen.”, tha ai, i pyetur nëse mendon dorëheqjen në rast të humbjes.
“Sa i përket Emërllahut, lojtari nuk ka treguar cilësi të mira me U21, prandaj është e madhe të kalojë në A. Nuk është njëjtë të luhet në Conference League dhe në kombëtare. Sa i përket lojtarëve tjerë, ata luajnë si anësor dhe qendërmbrojtës, mirëpo trajneri bën zgjedhjet e tij. (Pse është ftuar te kombëtarja nëse nuk ka treguar cilësitë tek U21?) “Ka pasur raste të lojtarëve që janë ftuar dhe kanë treguar cilësi, edhe pse tek U21 s’kanë qenë mirë. E kemi ftuar në mënyrë që ai të ndjehet i vlerësuar.”
“Kam një asistent që flet anglisht, pastaj ka lojtarë si Vojvoda, Mirlindi, që flasin frëngjisht. Di pak edhe unë anglisht, pastaj termet futbollistike i kuptojmë të gjithë dhe kështu komunikojmë.” /