Patrick Vieira reagon pas përleshjes me tifozin e Everton

Patrick Vieira ishte protagonist ditën e djeshme pasi u përlsh me një tifoz të Evertonit në fushën e lojës.

Tifozët e Evertonit u futën të gjithë në fushë duke festuar fitoren e madhe me përmbysje e cila i siguroi mbijetesën në Premier League. Tifozi i futur në fushë shkoi drejt francezit duke i thënë disa fjalë dhe duke i drejtuar në fytyrë gishtin e mesit. Vieira nuk u përmbajt dhe u kthye drejt tij duke e goditur.

I pyetur për këtë situatë, ish- lojtari i Arsenalit dhe Interit reagoi në heshtje.

“Nuk kam çfarë të them në lidhje me këtë çështje. Sa i përket ndeshjes, ne humbëm kontrollin fizikisht dhe mentalisht. U bë e vështirë të krijonim shanse”, u shpreh ai./ h.ll/albeu.com