Pastorello: Lukaku kërkohej dhe nga Manchester City

Që pas kalimit tek Interi, Lukaku ka qënë një nga sulmuesët më të shtrejntë dhe më të kërkuar në evropë.

Pastorello ka bërë me dije për mediat se si ka qënë situata e Lukakut.

“Që nga momenti i kalimit të Romelut  tek Interi, karriera e tij mori një kthes të rëndësishme.

Si me magji belgu u kthye në kulmin e formës të tij më të mirë në të gjithë karrierën e tij.

Interi e kthehu Lukakun në sulmuesin më të fuqishëm e më të mirë në evropë dhe kjo gjë nuk ka vend për diskutim.

Ai ra në dashuri me klubin “zikaltër” që ne çastet e para, dhe kurrë ai nuk mendonte kalimin në një klub tjetër në ato çaste.

Lukaku më ka bërë me dije se Interin do ta “braktiste” vetëm nëse Chelsea do ta kërkonte, ndërsa për ndonjë klub tjetër nuk do të largohej kurrë nga klubi italian.

Kërkesa nga Chelsea erdhi, madje dhe nga Manchester City , por Lukaku normalisht zgjodhi Chelsean për arsyen e mësipërme.

Për të ishte shumë e vështirë të largohej nga Interi sepse ai e di shumë mirë se klubi italian e kthehu atë në sulmuesin më të fortë , dhe për këtë gjë ai nuk do ta harrojë kurrë Interin nga zemra.”

Kështu është shprehur agjenti I tij për “Telegraf”./H.LL/albeu.com


Shtuar 28.10.2021 17:40