“Pas shiut, del dielli”, Eriksen: Kam luftuar dhe tani po jetoj momente të mira

Mesfushori danez i Interit, Christian Eriksen është shprehur së fundmi se tani është i lumtur me jetën në Milani.

I transfetuar gjatë merkatos së janarit, Eriksen nuk po gjente hapësira në formacionin e Contes dhe largimi i tij në fund të këtij sezoni ishte thuajse i sigurtë.

Viti 2021 ka nisur mirë për yllin danez, i cili ka fituar minuta dhe besimin e trajnerit duke rigjetur formën e tij optimale.

“Përse doja të largohesha, doja vërtet të luftoj për vendim tim në skuadër dhe e kam bërë”, tha ai.

“Isha i sigurt që nëse do vijë mundësia ime, sigurisht që do ta shfrytëzoja”, shtoi ai.

“Ishte mentalisht e vështirë, kam ardhë në Inter për të luajtur futboll dhe kur nuk ke mundësi ta bësh, sigurisht që ndihesh i frustruar”, tha Eriksen.

“Milano është një qytet i mirë dhe familja ime e pëlqen. Të jesh lojtar i Interit është mirë, por të luash është edhe më mirë”, shtoi ai.

“Jam duke jetuar një moment të mrekullueshëm, bëra mirë që u izolova dhe u koncentrova”, tha Eriksen.

“Jam stërvitur mirë, në të gjitha rastet jam stërvitur dhe jam gati. Ndihem më mirë dhe jam adaptuar me futbollin këtu, tani shohim se çfarë sjell e ardhmja”, përfundoi Christian Eriksen. /albeu.com/


Shtuar 15.03.2021 12:27

Tags: ,