Flamur Noka nxjerr emrin e socialistit pjesë të mafias, Basha: Aha do Fideli ta grabisë, s’u mjafton babëzia

Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme ka takuar nga afër banorët e Vorës të cilët i kanë shprehur shqetësimet e tyre përsa i përket rindërtimit të godinave të dëmtuara nga .

Në një moment  ish-deputeti i PD, Flamur Noka, ka akuzuar kandidatin socialist për deputet në zonë, Fidel Yllin, si “të lidhur me mafian e pronave”.

“Nga bisedat që kam bërë ka dalë i njëjti problem, mafia e trojeve këtu kërkon të lëshojë rrënjë, kandidati për deputet i Rilindjes është pjesë e kësaj mafies këtu”, i tha Noka kryetarit të PD-së, gjatë bisedës edhe me qytetarët.

Basha: Kush është ketu?

Noka: Fidel Ylli. Një nga firmat që pretendon është firma e Fidelit që është kandidati po këtu.

Basha: A prandaj e paskan vendosur këtu. Aha do Fideli ta grabisë, s’u mjafton babëzia.

Noka: Nuk duan t’ja dinë që ka punuar 30 vjet në kurbet se është rraskapitur e ka dersdhur mund djersë e gjak vetëm rrëmbim se ju duhet për të zgjeruar pasuritë e tyre.

Basha: I gjithë rindërtimi është dështim se po të kishin dashur të ndihmonin njerëzit gjëja e parë që do kishin bërë do kishin dhënë para për ata që ti rindërtonin shtëpitë vetë.
Nuk e bënë këtë se donin të bënin tendera që të vidhnin.

Një tjetër qytetare që takoi Basha në rrugë i shprehu ankesën se i është hequr mundësia për pension.

Qytetarja: Mua më kanë hequr pensionim si do bëjmë? Ma kanë hequr fare nuk e di unë do vij te zyra jote do flasim bashkë.

Basha: Patjetër pas 25 prillit jo do flasim por do e zgjidhim.


Shtuar 15.03.2021 12:24