Pas rënjes nga Championship, Rooney dhe skuadra përballen me tifozët (VIDEO)

Koha e vështirë për Derby County. 36 vjet më vonë, ekipi ra nga kategoria dhe do të kthehen në Ligën One, niveli i tretë i futbollit anglez.

Pas disfatës në Londër ndaj QPR (0-1) skuadra kishte disa tifozë në pritje. Situatë që bëri trajneri Wayne Rooney dhe lojtarët të përballen me tifozët për të dhënë disa shpjegime.

“Ishte një kohë e vështirë, kohë e vështirë për ne dhe për ju, veçanërisht. Bëmë maksimumin, provuam gjithçka, por për fat të keq ramë. Tani do të planifikojmë ta kthejmë këtë klub në nivelin që meriton”, tha ish-lojtari anglez.

Kujtojmë se Derby County renditet i 23-ti në kampionatin e dytë të Anglisë, me 31 pikë. Megjithatë, Derby kishte një zbritje prej 21 pikësh, të cilat nëse shtoheshin, do ta sillnin totalin në 52 dhe një vend të rehatshëm. /albeu.com/


Shtuar 19.04.2022 18:11