Pas Perisic, Interi mund të humbasë një tjetër lojtar krahu, Man.United po përgatit ofertën për holandezin

Manchester United nën drejtimin e Eric ten Hag po bën një fazë parasezonale mjaft të mirë, por sytë mbeten ende në merkato për përforcime.

“Gazetta dello Sport” raporton së fundmi në listën e dëshirave të “Djajve të Kuq” është Denzel Dumfries i Inter.

Raportohet se United ka përgatitur një ofertë për “zikaltërit” dhe janë gati në nisin negociatat.

Ten Hag nuk ka besim te Aaron Wan-Bissaka, ndërsa admiron holandezin e Interit që vlerësohet rreth 40 milion euro./albeu.com