Serge Tabekou është transferuar te Krasava ENY Ypsonas. Sulmuesi ka firmosur me klubin qipriot një kontratë njëvjeçare, e vlefshme deri në fund të majit 2027.
Futbollisti 29-vjeçar sapo ka përfunduar aventurën me Tiranën në Superiore. Gjatë qëndrimit te bardheblutë, anësori i djathtë realizoi 9 gola, duke luajtur nën drejtimin e 4 trajnerëve të ndryshëm.
Të lidhura
None found
Kamerunasi e nisi eksperiencën në kryeqytet me Vangjel Milen, për të vijuar më pas me italianin Roberto Bordin dhe Ardian Nuhiun. Në muajt e fundit ai u drejtua nga Orges Shehi, i cili gjithashtu është larguar drejt Prishtinës.
