Partizani e largoi si dështim, Eros Grezda firmos në Kroaci

Eros Grezda nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur ekipin ku do transferohet në janar. Sulmuesi ka arritur akordin me Rudes në Kroaci, ku fillimisht do firmosë për deri në fund të sezonit.

Grezda u afrua te Partizani në verën e kaluar, ndërsa aventura e tij zgjati deri në dhjetor. Palët ndërprenë me mirëkuptim kontratën, pasi 28-vjeçari rezultoi dështim ndikuar dhe nga dëmtimet.

NK Rudes militon në elitën e futbollit kroat. Ata nuk kanë bërë mirë pasi ndodhen në vendin e fundit me 4 pikë, 14 pikë larg nga vendi i parafundit. /newsport.al/


Shtuar 3.01.2024 22:11