Paris 2024/ Distria Krasniqi fantastike, kampionia dardane në gjysmëfinale

Xhudo është një sport ku Kosova shkëlqen prej vitesh dhe ku ka krijuar një traditë të bukur. Distria Krasniqi, medalje e artë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020 dhe kampione Europe në 2021 dhe 2024, është kualifikuar në gjysmëfinalet e kategorisë deri në 52 kg.

28-vjeçarja nga Peja, mposhti në çerekfinale izraeliten Gefen Primo dhe tashmë është një hap larg finales së madhe.

Të lidhura

None found

Më parë, Distria Krasniqi, kishte fituar përballë indonezianes Maryam March Maharanin.

Befasia e madhe ishte eliminimi i japonezes Uta Abe, e cilësuar si favoritja e madhe për medaljen e artë.