Pak para ndeshjes me Spanjën, Szczesny është fotografuar duke pirë cigare

Szczesny, portieri i Kombëtares së Polonisë është fotografuar duke pirë cigarë  pak para ndeshjes me  Spanjën.

Ylli i Juventusit me këtë veprim ka acuar ndjeshëm tifozët e vendit të tij.

Kjo nuk është hera e parë që Szczesny fotografohet duke pirë cigare, pasi kjo ka ndodhur edhe dy herë më parë kur ai luante për Arsenalin.

Në atë kohë, trajneri Arsene Wenger e gjobiti me 20 mijë paund gjobë. Madje nuk luajti më asnjë ndeshje në Premier League, e u transferua në formën e huazimit te Roma.


Shtuar 21.06.2021 13:10