Futbollisti gjerman Mesut Ozil mund t’i japë fund karrierës futbollistike dhe t’i dedikohet lojës elektronike, Fortnite.
Këtë informacion e ka konfirmuar agjenti i tij, Erkut Sogut, i cili ka komentuar edhe të ardhmen e klientit të tij, duke pranuar se 33-vjeçari, i cili aktualisht është lojtar i Fenerbahçes, mund të provojë “një sport tjetër”.
“Ozil është vërtet i mirë në Fortnite, dhe nëse doni të jem i sinqertë, nuk do të habitesha nëse një ditë nis të luajë profesionalisht. Ai zotëron ekipin e tij në Esports, ka lojtarët e tij, luan në Gjermani …” , tha Sogut .
Ai më tej i është përgjigjur pyetjes për të ardhmen e klientit të tij, duke pasur parasysh se dyert në Fenerbahçe janë plotësisht të mbyllura dhe se nuk llogaritet më seriozisht në atë klub.
“Unë nuk mendoj se do të luajë më futboll në ndonjë klub tjetër. Mendoj se Fenerbahce do të jetë klubi i fundit për të,” tha Sogut.
Ozil ka edhe një kontratë dyvjeçare me klubin turk dhe agjenti i tij më në fund shtoi se ai më mirë do t’i thoshte lamtumirë lojës aktive sesa të kërkonte një klub të ri për të luajtur.
Duke qenë se Fener nuk llogarisë në shërbimet e tij, kjo do të thotë se ai së shpejti mund të zyrtarizojë fundin e karrierës së tij dhe në këtë drejtim, mund t’i përkushtohet lojërave që i shkaktuan probleme të mëdha gjatë karrierës së tij dhe për të cilat të gjithë trajnerët ishin të inatosur.