Ende pa u larguar nga Gjermania, Low merr një ofertë zyrtare nga ekipi evropian?

Tashmë zyrtarisht, Joachim Low do të largohet nga kombëtarja Gjermane pas Euro 2020.

Ai do mbetet i lirë, pas datës 1 korrik.

Sipas mediave në Turqi, Lowin është duke e kërkuar skuadra e Fenerbahçes. Madje siç raportohet, skuadra e ‘verdhë’ i ka dërguar edhe ofertë zyrtare.

Përveç Fenerbahçes, në listë janë shumë klube europiane që po e presin largimin e trajnerit nga kampi i Gjermanisë.

Low gjatë një konference për shtyp paralajmëroi skuadrat, duke thënë se është i gatshëm për një aventurë me klube. /albeu.com/


Shtuar 16.03.2021 08:56