Klubi i Juventusit ka dal me një komunikat në lidhje me një tifoz që ofendoi në bazë racore portierin e Milanit, Mike Maignan.
Si pasojë e këtij veprimi, tifozi është përjashtuar përgjithmonë për të hyrë në stadiumin e Juventusit për të parë ndeshjet.
Po ashtu, tifozi është larguar dhe nga “fan klubi” lokal ku bën pjesë ai.