Divjaka vijon protestën prej 40 ditësh: Nuk pranojmë bashkimin me Lushnjën

Protesta e qytetarëve të Divjakës kundër reformës administrative-territoriale “Mazniku” ka hyrë në ditën e 40-të. Banorët kundërshtojnë përfshirjen e qytetit në Bashkinë e Lushnjës dhe deklarojnë se nuk do të heqin dorë nga kërkesa për ruajtjen e statusit të Divjakës si bashki.

Protestuesit thonë se gjatë kësaj periudhe janë përballur me përpjekje për t’i larguar nga tubimet. Sipas tyre, fillimisht kanë ndërhyrë përfaqësues të pushtetit vendor, ndërsa më pas edhe të deleguar politikë kanë tentuar t’i bindin të mos marrin pjesë në protestë.

Të lidhura

None found

Pavarësisht këtyre presioneve, qytetarët kanë vijuar qëndresën dhe marshimet në rrugët e qytetit. Ata kërkojnë që institucionet të marrin në konsideratë zërin e banorëve dhe të mos procedojnë me bashkimin administrativ me Lushnjën.

“Nuk është koha kur nuk ka shtet që të japin besë, por ka institucione që duhet të përgjigjen para qytetarëve për këtë tradhti ndaj Divjakës”, u shprehën protestuesit.

Pas përfundimit të tubimit, banorët marshuan në rrugët e qytetit duke përsëritur thirrje në mbrojtje të Divjakës si bashki. “Divjaka bashki!” dhe “Divjaka e qytetarëve, jo e pushtetarëve!” ishin ndër sloganet e brohoritura gjatë protestës.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiszirvebetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabet