Odegaard “çmend” tifozët e Realit, zbulon se shpreson të luajë pranë Haaland te”galaktikët” sezonin tjetër

Mesfushori Martin Odegaard shpreson të bashkëpunojë me Erling Haalandin te Real Madrid sezonin tjetër.

22-vjeçari kaloi gjysmën e edicionit 2020/21 te Arsenal, duke bërë 20 paraqitje për “Topçinjtë”.

Trajneri Mikel Arteta e ka bërë prioritet ta mbajë Odegaard në skuadër, por largimi i Zinedine Zidanes mund të ndikojë që mesfushori të rikthehet.

I pyetur nëse do donte të luante pranë Haaland në Madrid, Odegaard u përgjigj: “Sigurisht. E pyes ndonjëherë, por nuk flet shumë për të ardhmen. Më së paku, nuk ka asgjë që ai të shpërndajë me ju këtu”.

Vendimi mbi të ardhmen e Odegaard, do ta këtë trajneri Carlo Ancelotti, që brenda disa ditëve do nënshkruajë kontratë me Realin./


Shtuar 1.06.2021 18:00