Xhanluixhi Donaruma është i “vëzhguari special” i ndeshjes së sotme mes PSG-së dhe Milanit. I vëzhguar nga tifozeria kuqezi, e cila nuk ia fal tradhtinë e disa viteve më parë kur ai braktisi kuqezinjtë rë t’iu bashkuar parisenëve.
Ndaj në ndeshjen e sotme në Paris mes dy skuadrave, të vlefshme për fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, Donaruma ka qenë epiqendër e koreve të njëpasnjëshme të tifozëve të Milanit që në momentin kur portieri doli të bënte nxemjen.
“Donaruma copë m***” apo “I pabesë”, ishin koret më të “kulturuara” të tifozëve të Milanit që nuk kanë ndalur thirrjet e kundër tij që pa filluar ndeshja mes dy skuadrave.