Nuk u ftua për “EURO 2020”, reagon për herë të parë Ramos

Sergio Ramos ka thyer heshtjen pas vendimit për mos thirrjen e tij në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Sergio Ramos nuk do të përfaqësojë Spanjën në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në konferencën për shtyp, selektori Luis Enrique shpjegoi se Ramos nuk ishte thirrur sepse pati probleme fizike me lëndimet.

Tani, kapiteni i Realit dhe Spanjës, ka reaguar në rrjetin e tij social, Instagram.

“Pas disa muajve problematik dhe një sezoni jo-normal që është ndryshe nga ajo çfarë kam pasur eksperiencë në tërë karrierën time përfshirë Kampionatin Evropian”, tha fillimisht ai.

“Unë kam luftuar me mish e me shpirt çdo dit që të jem 100% me Real Madridin dhe Kombëtaren e Spanjës, por gjërat nuk shkojnë ashtu siç ku dëshironi”, shtoi ai.

“Më dhëmb kur nuk mund të ndihmoj skuadrën dhe të mbroj Spanjën, por në këtë rast, është më mirë të pushoj, të rikuperohem plotësisht, dhe vitin tjetër të rikthehem ashtu siç kam bërë gjithmonë”, tha Ramos.

“Më dhemb kur nuk mund të përfaqësoj vendin, por duhet të jem i sinqert. Iu uroj fat të gjithë bashkëlojtarëve dhe shpresoj të kenë një Kampionat Evropian të madh, do t’i mbështes nga shtëpia. Përshëndetje për të gjithë”, përfundoi Sergio Ramos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos)

Shtuar 24.05.2021 14:49