Garon përballë Bashës, Agron Shehaj njofton konferencë për shtyp

Pas miratimit nga Kryesia, Agron Shehaj është një nga kandidatët në garë për të dalë në krye të Partisë Demokratike.

Ditën e sotme Shehaj ka lajmëruar se do të mbajë një konferencë në orën 18:00.

Kujtojmë se në garë janë dhe Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.

Ndërkohë pesë kandidatë janë eliminuar, sepse sipas statusit nuk përmbushin kriteret për të garuar si kryetar të partisë.

Nga sot, kandidatët do kenë mundësi që të bëjnë fushatë, duke publikuar platformën e tyre. Këta individë do të shpalosin platformën e tyre deri më 11 qershor dhe më 13 qershor zgjidhet kryetari i ri i PD-së.

Postimi i Agron Shehaj:

Të dashur miq. Ju falenderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Sot kam thirrur mediat për konferencë shtypi në orën 18.00 në Hotel Rogner. Ju ftoj të më ndiqni!