Ky pritet të jetë formacioni i Spanjës në ndeshjen ndaj Kosovës

Kombëtarja e Spanjës do të luajë ndeshjen e tretë në fazën parakualifikuese për kampionatin botëror “Katari 2022”.

Spanja pret në shtëpi Ekipin kombëtar të Kosovës, ndeshje kjo që zhvillohet në stadiumin “La Cartaja”, në Sevilla.

Mediat në Spanjë po e parashikojnë formacionin e Luis Enriques për ndeshjen kundër “Dardanëve”.

Sipas formacionit të mundshëm, nesër pritet të startojë dyshja, Garcia dhe Ramosi në qendër të mbrojtjes. Në sulm, Enrique pritet të luajë me treshën, Olmo, Morata dhe Torres.

Shikojeni formacionin e mundshëm:

 


Shtuar 30.03.2021 15:41