Nuk po gjen hapsirën në Ligue 1, talenti francez kërkohet në Bundesliga e Serie A

Pasi e ndoqi për një kohë të gjatë gjatë merkatos së verës, “Kuqezinjtë” e Milan e kanë rikthyer sërish fokusin te Hugo Ekitike, pasi mesa duket vetë talenti francez i repartit ofensiv e ka marrë qartë mesazhin se te Paris Saint-Germain dhe nga trajneri Luis Enrique është i padëshiruar dhe tashmë kërkon largimin.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, “Djajtë” e Milanos do të tentojnë afrimin e sulmuesit, që në gjashtë muaj ka bërë vetëm një paraqitje dhe që duket se nuk ka të ardhme te kampionët e Francës.

Megjithatë përveç “gjigantëve” të Italisë, sulmuesi pëlqehet edhe “Shqiponjat” gjermane të Eintracht Frankfurt, që pritet t’ja vështirësojë punën “Djajve” për të arritur te Ekitike, por do të shihet në vijim se kë do të zgjedhë lojtari si “shtëpinë” e tij të re. /abcnews.al


Shtuar 22.01.2024 12:00