RENDITJA/ Këto janë ligat më të forta në botë në dekadën e fundit (FOTO LAJM)

Kampionati spanjoll është më i forti në botë, të paktën në dekadën e fundit. Nuk është befasi që La Liga kurorëzohet si më e mira nga viti 2011 deri më 2020. Kjo pasi Spanja fitoi 9 çmime vjetore nga Instituti i historisë dhe statistikave botërore.

Vetëm Premier League në vitin 2019 ishte në vend të parë në klasifikimin vjetor, teksa tashmë kampionati elitar anglez ndodhet në vendin e dytë. Duket ndoshta e pabesueshme, por në vendin e tretë nuk ndodhet ndonjë ligë evropiane. Këtë pozicion e mban Serie A e Brazilit, madje shumë afër me pikë se Premier League.

Në vend të katërt është Serie A e Italisë, që në 3 vitet e fundit ka marrë pikë shumë, krahasuar me 7 vitet e mëparshme. Vendi i pestë shkon për Bundesligën gjermane, ndërsa liga argjentinase vjen para asaj franceze.

Amerika e Jugut realizoi një kërcim të jashtëzakonshëm për të futur 4 liga gjatë këtyre dhjetë viteve në Top 10: Brazili, Argjentina, Kolumbia dhe Paraguaj! Evropa dominon përsëri renditjen me 14 liga në Top 20. Megjithatë, habia më e madhe në 40 ligat që rendit Instituti i Statistikave është pozicionimi në vendin e 23 i Qipros, duke lënë poshtë vetes kampionate të vendeve, si Austri, Zvicër, Danimarkë, Kroaci e të tjerë.


Shtuar 25.03.2021 13:57