Interi duket se po nxjerr gjithë inatin e asaj humbje të pamerituar ndaj Real Madridit në Champions League këtë javë në kampionat ndaj Bolognas.
Pas 3 golave në pjesën e parë, fillimisht me Martinesz në minutën e 6 dhe më pas me Skriniar në të 30’ dhe Barrella në të 34’, “zikaltërit” kanë shënuar edhe tre të tjerë në pjesën e dytë, e ku po luhet ende minuta e 70.
Në 45 minutat e dyta, rrjetën e përshëndeti i pari Vecino në minutën e 54’ më pas Dzeko ka shënuar dy herë në 63’ dhe 68’.
Ende janë për t’u luajtur edhe afërsisht 20 minuta lojë. /albeu.com/