Nuk ndodhte prej më shumë se 6 dekadash, Gjermania regjistron rekordin negativ me humbjen ndaj Francës

Franca arriti të marrë një fitore të madhe në Mynih përballë Gjermanisë në sfidën e cilësuar si ‘’finalja e parakoshme’’.

Ndeshja ishte mjaft e luftuar, por francezët dominuan me talentet e tyre në fushë të cilët dhuruan spektakël. Gjermania nuk humbi vetëm 3 pikët, por regjistroi dhe një rekord negativ.

‘’Pancerat’’ për herë të parë në historinë e Kampionatit Europian humbën në ndeshjen hapëse të kompeticionit. Rekord negativ ky i një kombëtareje të madhe si Gjermania, por ngushëllimi i vetëm është se mund të kishte shkuar dhe më keq ndaj ‘’gjelave’’ të pandalshëm.

Shtuar 15.06.2021 23:38