Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka folur në konferencën për shtyp për ndeshjen e së mërkurës ndaj San Marinos.
Tekniku tha se ndeshja Poloni-Angli nuk më intereson dhe se gjithë vëmendja është te sfida ndaj San Marinos:
Deklarta e plotë:
Mentaliteti- Ka ndodhur shpesh që pas një fitoreje ne mund ti marrim lehtë ndeshjet. Ndaj San Marinos do ta kemi të vështirë, ajo është një ekip i organizuar, duhet të kemi përqendrim dhe të bëjmë lojë të mirë. Duhet t’i lëmë sa më pak hapësira sepse janë të rrezikshëm.
Kundërshtarët- Kjo është ndeshja jonë vendimtare, nuk mendoj asgjë tjetër pavarësisht se Polonia luan ndaj Anglisë, unë mendoj vetëm për sfidën tonë. Kemi konkurrent të fortë në këtë grup. Kemi Hungarinë që ju e keni parë që është e fortë fizikisht. Edhe Polonia është e fortë ka kualitet.
Rritja e skuadrës– Edhe ne kemi pasur rritje, i kemi treguar në ndeshje, mendoj që çelësi është ndryshimi i mentalitetit të Shqipërisë. E kam thënë edhe pas ndeshjes me Hungarinë që sulmuesi është mbrojtësi ynë i parë, tani kemi bërë dhe gabime dhe që duhet ti analizojmë sa më mirë. Duhet të kemi përqendrimin e duhur dhe nëse mia dalim mbanë do të luajmë shanset tona deri në fund.
Rotacioni ndaj San Marinos- Sigurisht që do të ketë risi në ndeshjen ndaj San Marinos, Abrashi dhe Gjasula nuk do të jenë. Nuk do të zhbalancohemi shumë pasi do të shoh dhe si luan San Marino për të zgjedhur një formacion. Do të shoh deri sot në darkë gjendjen e lojtarëve sepse kanë marrë dhe va goditje. Sigurisht ata që do të rikthehen do të na japin një dorë, Hysaj Bare Manaj do të kthehen.
Gjendja e lojtarëve– Nuk është e thënë, kushdo që luan duhet të japë maksimumin, ne e pamë Broja hyri nga stoli dhe shënoi. Janë shumë ndeshje, janë 3 ndeshje në 7 ditë dhe jo të gjithë e përballojnë. Shpresoj që kur të luajnë me Kombëtaren të jenë sa më të karikuar ndaj San Marinon, dhe siç e dimë janë shumë të dhënë ndaj Kombëtares dhe shpresoj të japin më të mirën.
Sulmuesit – Unë marr në grumbullim gjithmonë 5 sulmues. Në raste të tilla që ke tre ndeshje për 7 ditë, të shohim për Cikalleshin dhe Balajn nëse nuk kanë probleme fizike, të shohim sepse nuk e kam problemin e zgjedhjeve. Ne me Hungarinë praktikisht kemi luajtur me tre sulmues. Sulmuesit duhet të sakrifikojnë shumë, si shembulli i Balajt dhe Uzunit. Mua më pëlqejnë sulmuesit që sakrifiokojnë dhe ndihmojnë mbrojtjen dhe jo ata sulmues që qëndrojnë vetëm në sulm.
Bajrami dhe Bare – E kemi provuar edhe sistemin e lojës me Bajramin dhe Baren së bashku në fushë.
San Marino – Për të marrë pikët ne duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Ajo që më intereson mua është se dua lojën dhe tri pikët. San Marino është e fortë dhe se nuk do ta kemi të lehtë pavarësisht se në letër jemi favorit. Ju e mbani mend që ndeshjen e parë me San Marinon u deshën 70 minuta për të arritur tek goli i parë.”