Nuk kishte ndodhur më parë: Gjyqtarja vendos ta fillojë ndeshjen jo me monedhë, por me vezë (VIDEO)

Takimi i Bundesligës austriake në futbollin e vajzave ka filluar në një mënyrë të veçantë dje.

Me rastin e festës së pashkëve, takimin ndërmjet Neulengbach dhe St Polten gjyqtarja e ndeshjes e filloi në një mënyrë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim.

Gjyqtarja në vend të monedhës për të treguar se cila fushë i përket cilit ekip, ajo zgjodhi dy vezë, për t’i goditur ato njëra me tjetrën.

Ky veprim i saj u bë viral në gjitha rrjetet sociale.

Shtuar 5.04.2021 10:04